Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shporehur ngushëllime popullit francez, në emër të qytetarëve të komunës që e drejton.
“Njeriu në momente të tragjedisë mbetet pa tekst. Mundet vetëm të bashkëndjejë. Në momente të tilla, ndihmojnë njerëzit e tjerë të cilët solidarizohen dhe bashkohen. Në këtë rast, kundër të keqes.
E në këtë botë ka shumë më shumë njerëz të vullnetit dhe qëllimit të mirë, se sa të atyre me vullnet dhe qëllim të keq. Por, duhet të bëhemi bashkë.
Në emër të komunës së Prishtinës, ngushëllime për qytetarët e Parisit dhe Francës. Këtë tragjedi duhet përballur së bashku”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Indeksonline/