Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni vizitoi ambasadën e Francës në Kosovë dhe takoi ambasadoren, Marie Davies, për t’i shprehur ngushëllime me rastin e sulmeve terroriste në Paris, ku humbën jetën qindra qytetarë të pafajshëm të Francës.
Me këtë rast ministri Hyseni i dërgoi telegram ngushëllimi, ministrit të Brendshëm francez, Brenard Cazeneuve.
“Ministria e Punëve të Brendshme dhe Republika e Kosovës janë me popullin francez dhe familjet e viktimave në këtë kohë pikëllimi të thellë”.
Po ashtu ministri Hyseni, në telegram theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës, për të bashkëpunuar ngushtë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm .
Në takim me ambasadoren Davies ministri Hyseni, tha se është e domosdoshme që bota të bashkohet në luftimin e terrorizmit .