Lajmet e fundit

Thaçi: Kosova bashkëndjen me popullin e Francës

Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, në emër të qytetarëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllime homologut të tij dhe qeverisë franceze për humbjen e jetës së qindra qytetarëve francezë nga sulmet e mbrëmshme terroriste në Paris.

Në telegramin e tij, Thaçi ka thënë se populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë me popullin francez në këto çaste të rënda për Francën dhe familjet e viktimave.

Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron fuqishëm përkrah koalicionit global në luftën kundër terrorizmit dhe mbetet e angazhuar për mbrojtjen e vlerave dhe mirëqenien kudo në botë nga aktet e tilla mizore të terroristëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.