Liderja e Frontit Nacional Francez, Marine Le Pen, në mënyrë të ashpër ka dënuar sulmet terroriste në Paris.
Përmes llogarisë së saj në Twitter ajo ka shprehur pikëllimin dhe dhembjen që ndjen për tragjedinë e ndodhur në Paris.
“Për herë të gjashtë në vitin 2015, terrorizmi islamik ka lënduar vendin tonë. Sot, Franca po qan për të vdekurit e saj. Bashkë me ta, jam duke qarë edhe unë,” ka shkruar ajo në Twitter.