Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vendosur të shpallë nesër Ditë Zie, në shenjë solidarizimi me popullin francez pas sulmit të mbrëmshëm terrorist.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka shpallur nesër dite zie në Kosovë, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të mbrëmshme në Paris dhe në solidarizim me popullin e Francës. Me vendim të Presidentes Jahjaga, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”, ka njoftuar Presidentja Jahjaga.