Në fshatin Landovicë të Suharekës, dje rreth orës 15:40, ka ndërruar jetë shoferi i një cisterne betoni pasi u rrokullis me të derisa po e ngiste.
Policia bën me dije se shoferi, derisa po lëvizte me kamion (cisternë betoni), nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi automjetin me ç’rast ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur.
“Si pasojë e aksidentit, ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë”, njofton PK.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.