Azilkërkuesit e larguar nga lufta në Siri, kanë dënuar ashpër sulmet në Paris dhe kanë frikë se situata për refugjatët që kërkojnë një jetë të re në Europën Perëndimore mund të vështirësohet.
Refugjatët që po kalojnë përmes Sllovenisë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe vendeve tjera të BE-së, kanë thënë se sulmet terroriste në Paris ngjajnë me luftën nga e cila po ata po largohen.
Zebar Akram, 29 vjeç nga Iraku, tha se sulmet terroriste në Paris ‘janë sulme të njejta me luftën që po ndodh në Siri dhe Irak’.
Abdul Selam, 31 vjeç i cili është larguar nga Siria, tha se ka frikë ‘se refugjatët mund të konsiderohen si sulmues të mundshëm’.
“Siria është në luftë, këtu ka luftë,” tha Ferhad Nezdevan, 29 vjeç nga Siria. “Jemi në hall të gjithë”.