Lajmet e fundit

Amerikanët vrasin njërin prej liderëve kryesorë të ISIS-it

Në një sulm ajror të forcave amerikane, është vrarë lideri kryesor i ISIS-it në Libi.
Sulmi ajror goditi qendrat e komandës së ISIS-it pranë qytetit Ghadāmis, ku ka mbetur i vrarë militanti i njohur si Abu Nabil bashkë me shumë të tjerë, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët amerikanë janë duke vlerësuar rezultatet e sulmit, po vrasja e Nabilit ka gjasa të jetë e vërtetë.

Sulmi me aeroplanët F-15 ndodhi menjëherë pasi nisën sulmet terroriste në Paris, por janë planifikuar për një kohë të gjatë. Aeroplanët luftarakë veç ishin në ajër kur sulmet terroriste nisën në Francë.

Këto informata janë dhënë nga burimet anonime, meqë për detajet e sulmit zyrtarët amerikanë ende nuk janë deklaruar

Leave a Reply

Your email address will not be published.