Ata që kanë frekuentuar rrugët e Prishtinës gjatë ditës së sotme kanë mundur të hasin dhe të kontrollohen nga Policia e Kosovës.
Kontrollet u bënë në kryeqendrën kosovare një ditë pasi rreth 130 persona u vranë në disa sulme terroriste në Francë. Këto masa policore vazhduan deri ne orët e mbrëmjes, njofton Klan Kosova.
Derisa forcat e rendit po e kryenin punën e tyre, shefi i ekzekutivit kosovar, Isa Mustafa, tha se autoritetet e sigurisë në Kosovë janë në nivel për t’u përballur me kërcënime nga terroristët.
Këtë e gatishmëri e konfirmuan edhe në polici, derisa zëdhënësi Daut Hoxha vlerësoi se për momentin nuk ka ndonjë kërcënim për shtetasit kosovar.
Por, një hulumtues i çështjeve të sigurisë në Qendrën Kosovare që merret me këto studime, po e thotë të kundërtën.