Lajmet e fundit

SPRTK: Drejtori i RTK-së po na kërcënon sërish

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës, thotë se Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala ka kërcënuar sërish drejtuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së.Ai, siç shkruan kjo sindikatë, përmes një letre drejtuar punëtorëve të RTK-së, ka drejtuar akuza dhe etiketime në drejtim të sindikatës pasi kjo e fundit, publikoi letrën e anëtarit të Bordit të RTK-së, Hisen Berisha lidhur me keqmenaxhimin, nepotizmin dhe dyshimet për korrupsion, raporton lajmi.net.
Përmes kësaj letre, (të cilën mund ta lexoni më poshtë), SPRTK thekson se Shala përpiqet t`i frikësojë punëtorët, anëtarë të Sindikatës së Pavarur të RTK-së duke bërë shkelje flagrante të Ligjit për organizim sindikal të Republikës së Kosovës gjegjësisht nenit 25.
Neni 25
Ndalimi i ndërhyrjes
Ndalohet çdo akt ndërhyrjeje në krijimin e programeve sindikale, në zgjedhjen e përfaqësuesve sindikal, dhe në administrimin e organizatave sindikale nga autoritet qeveritare.
Ndalohet çdo akt ndërhyrjeje në krijimin, funksionimin ose administrimin e organizatave sindikale nga punëdhënësit ose organizatat e punëdhënësve
Organizatat sindikale mund t’i drejtohen gjykatës për veprime ndërhyrëse ose kërcënim ndaj tyre.
Veprime ndërhyrëse konsiderohen:
4.1. aktet që pengojnë krijimin, funksionimin ose administrimin e një organizate sindikale;
4.2. aktet që dëmtojnë organizatën sindikale për shkak të përkatësisë ose veprimtarisë sindikale duke e diskriminuar;
4.3. aktet që nxisin krijimin e organizatave sindikale nga punëdhënës ose organizata punëdhënësish, me qëllim të vendosjes së kontrollit të tyre.
Ky kërcënim vjen disa ditë pas Raportit të Progresit që kishte skanuar gjendjen në transmetuesin publik duke evidentuar se:
-Sindikata e Transmetuesit Publik ka organizuar një varg protestash që akuzonin menaxhmentin per nepotizëm, korrupsion dhe anshmëri në favor të një partie politike.
-Menaxhmenti i RTK-së reagoi duke i larguar dy udhëheqësit sindikal, të cilët ishin rikthyer me vendim nga ana e Inspektoratit të Punës.
-Transmetuesi publik RTK-ja mbetet e varur nga financimi shtetëror nga buxheti i Kosovës, i cili minon pavarësinë e saj editoriale.
-Në prill, Kuvendi i bëri thirrje Auditorit të Përgjithshëm për të kryer një auditim të detajuar financiar dhe performancën e transmetuesit publik.
-Në korrik , Kuvendi emëroi katër nga pesë anëtarë të Bordit të RTK, përkundër shqetësimeve se ata nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara profesionale.
-Kosova ka dështuar të përmbushë detyrimin e saj ligjor për të siguruar pavarësinë financiare të RTK-së brenda afatit kohor të kërkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.