Jean Jullien, artist vizuel një 27-vjeçar, tregoi për TMZ se kur lajmet në lidhje me sulmet filluan të shpërndaheshin në natën e mbrëmshme, ai kishte nevojë që në një mënyrë të shprehte veten e tij.
“Ky është një vizatim/imazh për të gjithë, ky është mesazh i paqes”, ka thënë ai.
Në fakt, artisti nga Kosova, Rrezeart Galica, në mars të vitit 2014 kishte realizuar një punim të quajtur Hippy Eiffel, transmeton telegrafi.
Siç shihni në punim, njëjtë si tek ideja e Jullienit, por një vit më herët, Kulla e Ajfellit “shndërrohet” në simbolin paqësor të lëvizjes hipi të viteve ’60 të shekullit të kaluar.
Ky punim i Galicës është ekspozuar nëntorin e vitit të kaluar në Gjermani.
Më poshtë mund të shihni edhe punimin tjetër të Galicës, të punuar enkas për sulmin e mbrëmshëm terrorist në Paris.
Postimi i parë i tij në Twitter është shpërndarë nga gati 50 mijë njerëz dhe të famshmit kanë ndihmuar që ky numër të rritet edhe më shumë.