Gazi lotsjellës i hedhur nga opozita në Kuvendin e Kosovës, Arkiv Gazi lotsjellës i hedhur nga opozita në Kuvendin e Kosovës, Arkiv
Kryesia e Kuvendit pritet të mblidhet ditën e hënë ku do të caktojë datën për mbajtjen e seancës në të cilën një ndër pikat e rendit të ditës pritet të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për buxhetin e vitit 2016.
Mirëpo, opozita e bashkuar nuk po dëshiron në asnjë forme mbajtjen e seancave, pasi sipas tyre ato vetëm sa do t’i kontribuonin përshkallëzimit dhe tensionimit të situatës. Vlerësim krejtësisht ndryshe nga opozita kanë partneret e koalicionit.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci thotë se nuk ka asnjë arsye që Kuvendi të ndërpresë punën e tij. Opozita, sipas tij, nuk ka asnjë të drejtë që të pengojë zhvillimin e seancave pasi presidentja e ka dërguar për interpretim marrëveshjet për asociacionin dhe se duhet pritur vendimi i saj për ligjshmërinë e marrëveshjes.
“Miratimi i buxhetit do të jetë në rend të ditës. Se a do të ketë seancë javën tjetër do të vendosim bashkërisht edhe më Ekzekutivin dhe nëse kryeministri dhe zëvendëskryeministri janë në Kosovë atëherë do të procedohet më seancë pasi shumë ligje dhe dokumente kanë duhet të miratohen të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt më zhvillimin ekonomik dhe integrimin e Kosovës”, ka thënë Grabovci./TribunaChannel