Lajmet e fundit

Kosova sot në ditë zie për Parisin!

Pas sulmeve terroriste që goditën Parisin dhe tronditën mbarë botën, Kosova do të mbajë sot ditë zie në nderim të viktimave dhe për t’u solidarizuar me popullin francez.

Me vendim të Presidentes Atifete Jahjaga, flamujt ulen në gjysmë-shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Të hënën, ndërkaq, vendet e BE’së kanë vendosur në gjithë Europën të mbahet një minutë heshtje për Francën.

Nga një seri sulmesh të organizuara të premten mbrëma në Paris, përgjegjësinë e të cilave e kanë mare militantët e Shtetit Islamik, sipas njoftimeve të deritashme kanë mbetur 129 të vdekur dhe 352 të plagosur – përfshirë 99 në gjendje kritike.

Liderët botërorë, të shokuar nga kjo tragjedi, kanë thënë se sulmet në Paris janë përpjekje nga njerëz të egër për të terrorizuar civilë të pafajshëm dhe janë shprehur këmbëngulës në luftën ndaj terrorizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.