Lajmet e fundit

Pse Kadri Veseli nuk ua dërgoi deputetëve, kërkesën e presidentes për Asociacionin për 1 javë?! (DOKUMENT)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përkundër asaj që Gjykata Kushtetuese i kërkoi më datë 5 nëntor që kërkesën e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga për Asociacionin e Komunave Serbe, t’ua dorëzoj të gjithë deputetëve, kryeministrit dhe Avokatit të popullit, në mënyrë që këta të fundit të japin komentet e tyre për këtë çështje, ai këtë e zvarriti për një javë. Saktësisht nga data 5 nëntor deri më 12 nëntor ai nuk e bëri një gjë të tillë, raporton kosovanews.info

Redaksia ka arritur që të siguroj kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, e cila në mënyrë eksplicite kërkon që deputetëve t’u dorëzohet një shkresë e tillë, por që Veseli këtë e bëri vetëm pas një jave.

IMG_9038

kosovanews.info ka arritur që të siguroj edhe shkresën që më 12 nëntor, Veseli ua dërgoi deputetëve, të cilët kanë afat që deri më 19 nëntor të japin komentet e tyre për kërkesën e Jahjagës, e cila iu drejtua Gjykatës Kushtetuese nëse Asociacioni i Kosovës është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

IMG_9039

Një deputet i Kuvendit të Kosovës, në kushte anonimiteti i ka thënë kosovanews.info, kjo vonesë është bërë qëllimisht që të shkoj sa më shumë kohë, në mënyrë që deputetët të mos dërgojnë fare komente.

“Deputetët në vend që të kenë dy javë kohë, ata tani kanë vetëm një javë kohë që të dërgojnë komente në Gjykatën Kushtetuese për Asociacionin”, ka thënë ky deputet.

kosovanews.info, ka provuar që të kontaktoj edhe me këshilltarin e Kadri Veselit, Blerim Latifin, për të mësuar pse ka ndodhur një zvarritje e tillë, mirëpo ky i fundit nuk u është përgjigjur as thirrjeve telefonike e as SMS-ve të redaksisë.

Në anën tjetër, para pak ditësh, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që ta pezullojë përkohësisht marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet kryeministrit të vendit, Isa Mustafa me atë të Serbisë, Aleksander Vucic për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Kjo marrëveshje ka bërë që të rebelohet opozita, e cila tash e sa kohë e ka bllokuar Kuvendin e Kosovës, duke mos lejuar që të zhvillohet punimet, duke përdorur madje edhe gaz lotsjellës. Partitë opozitare kanë paralajmëruar vazhdim të bllokadës deri në tërheqjen e nënshkrimit nga kjo marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.