E përditshmja e njohur Britanike “The Guardian” duke u thirrur në burime të AP-së, njofton që viktimat e deritashme të identifikuara nga organet policore franceze vijnë nga 15 shtete të botës. Kështu, sipas të dhënave të deritashme, nga 129 të vrarët fjala është për shtetas nga Algjeria, Belgjika, Brazili, Britania e Madhe, Franca, Kili, Meksiko, Maroko, Portugalia, Rumania, Spanja, Suedia, Zvicra, Tunisi dhe Amerika.
Nga të dhënat e fundit bëhet e ditur që numri i të vrarëve është 129, kurse 352 persona janë lënduar- prej tyre 99 janë në gjendje kritike.