Lajmet e fundit

Gjermania rrit masat e sigurisë, De Maiziere paralajmëron se shumë ekstemistë mund të jenë në arrati

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, ka deklaruar  pas sulmeve vdekjeprurëse në Paris, shumë ektremistë mund të jenë në arrati në Gjermani.

Ai ka theksuar se autoritet gjermane kanë rritur masat e sigurisë në vende publike, si dhe në stacione të trenit, transmeton Gazeta Blic.
De Maiziere gjithashtu ka konfirmuar se policia gjermane ka kontaktuar me autoritetet franceze pas arrestimit të një personi nga Mali i Zi, i cili dyshohet se po udhëtonte drejt Parisit me një makinë që transportonte armë dhe eksplozivë.

Pas takimit urgjent të kabinitetit të sigurisë të kancelares Angela Merkel në Berlin, De Maiziere tha ende nuk kanë informacione nëse tetë autorët e sulmit në Paris mund të kishin bashkëpuntorë, transmeton Gazeta Blic.

Që nga nata e djeshme, autoritetet gjermane kanë urdhëryar për masat të rrepta të sigurisë, si dhe për kontrolle të rrepta nëpër të gjitha vendet publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.