Sulmuesi që posedontë pasaportë siriane që u gjend në skendën e sulmit State de France, ka kaluar nëpër Serbi me 7 tetor, ku edhe kishte kërkuar azil. Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme e Serbisë. “Një prej terroristëve të dyshuar, AA, i cili është në kërkim të agjensive franceze të sigurisë, është regjistruar në pikën kufitare të Presheves me 7 tetor të këtij viti, ku edhe ka kërkuar azil,” tha ministria përmes një deklarate. “Verifikimet kanë konfirmuar se të dhënat e tij përputhen me ato të personit që kishte kaluar nëpër Greqi me 3 tetor. Asnjë urdhër arrestimi nga interpoli nuk ka qenë lëshuar ndaj këtij personi.” Megjithatë, autoritetet franceze ende nuk kanë konfirmuar nëse pasaporta e tij është e vërtetë.