Një sulmues vetëvrasës me bombë, fillimisht ka hapur zjarr ndaj policisë turke dhe më pas ka hedhur vetën në erë, shkruan AP
Ngjarja ka ndodhur në kufi me Sirinë, ku një i militant i dyshuar i Shtetit Islamik, ka shpërthyer eksplozivin e tij teksa policia ishte duke kryer bastisje.
Nga kjo ngjarje kanë mbetur të lënduar 5 policë, teksa liderët e G-20 janë mbledhur në Turqi, ku dhe po mbahet samiti, i cili do të ketë për temë qendrore, luftën kundër terrorizmit.
Zyra e Guvernatorit të Gaziantep-it ka thënë se sulmuesi ka vdekur në apartamentin e tij në qytetin Gazintep. Dy femra janë burgosur përderisa 3 fëmijë janë dërguar në qendra për përkujdesje për të mitur.
Gjatë këtyre bastisjeve policia ka mbledhur si materiale ekspozivë dhe disa armë automatike, transmeton lajmi.net.
Para se të kryheshin bastisjet në Gaziantep, në këtë qytet ka pasur përleshje të armatosura në mes të policisë turke dhe militantëve të Shtetit Islamik, ku mbetën të vrarë 4 militantë.
Akoma nuk është e qartë nëse këto dy incidente janë të lidhura njëra me tjetrën.