Lajmet e fundit
Vucic në Graçanicë i kërkon serbëve të dalin në zgjedhje

Vucic në Graçanicë i kërkon serbëve të dalin në zgjedhje

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vucic u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të dalin masovikisht në zgjedhjet e 3 nëntorit. Të njëjtën gjë e ka thënë edhe ministri pa portofol për Kosovën, Aleksandër Vulin.

Vucic në Graçanicë ka thënë se siç ka të drejt të flas në Kosovë, kryeministri i Turqisë dhe ai i Shqipërisë, ka të drejt të flas edhe ai.

Ai ka thënë se nuk dëshirojnë marrëdhënie të këqija me shqiptarë dhe të tjerë që jetojnë këtu, duke lutur serbet që masovikisht të dalin në zgjedhjet e 3 nëntorit sepse kjo do t’ua sigurojë një jetë më të mirë, raporton KP.

Sipas tij, serbët në Kosovë nuk dëshirojnë asgjë përveç të drejtave, siç i kanë shqiptaret.

Ai ka thënë që sikur shkojnë në shkollë fëmijët shqiptar duhet të shkojnë edhe fëmijët serb, të punojnë si fëmijët kosovar dhe të kenë një të ardhme më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.