Lajmet e fundit

Bono: ‘Në Paris është sulmuar edhe muzika

Vokalisti i bendit të njohur U2 është shprehur në lidhje me sulmet terroriste në Paris, ku mbetën të vdekur 129 persona. Grupi U2 ka anuluar koncertin e tyre në kryeqytetin francez, pasi Franca gjendet në periudhë të zisë kombëtare, shkruan Metro, transmeton Gazeta Blic. Në një intervistë në radio me DJ Dave Fanning, Bono i ka cilësuar sulmet në Paris si ‘goditje e drejtëpërdrejtë e muzikës’. “Së pari duam t’u shprehim ngushëllime tifozëve të Eagles of Death Metal,” tha Bono. “Kur e mendojmë se viktimat e sulmeve në Paris ishin tifozë të muzikës, atëherë s’kemi se si të mendojmë ndryshe, përveq se të mendojmë se kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj muzikës. Është shumë tronditëse. ” “Viktimat janë njerëzit tanë. Aty mund të ishte kushdo, unë , ju…” është shprehur Bono. “Muzika është shumë e rëndësishme. Mendoj se U2 ka një rol për të luajtur dhe mezi pres që të kthehem në Paris dhe të bëjmë muzikë. Ky është mesazhi që unë mund të jap, se terrorizmi nuk mund të organizojë jetën tonë,” theksoi Bono. Ai gjithashtu theksoi se nuk ishte vendimi i grupit për anulimin e koncertit. “Ne nuk e kemi anuluar koncertin, ne thjeshtë kemi respektuar vendimin e autoriteteve franceze për ditët e zisë, ndërsa presim nga autoritetet franceze të na dëshmojnë se kur mund të kthehemi që të mbajmë koncertin,” tha Bono.

Leave a Reply

Your email address will not be published.