Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka bërë thirrje për unitet global për të shtypur grupin militant të Shtetit Islamik (IS).
Tre kandidatët e Partisë Demokratike kanë nisur debatin e tyre në Ajoa me një minutë heshtje për viktimat e sulmeve terroriste në Paris.
“Ne nuk jemi në luftë me Islamin. Jemi në luftë me ekstremizmin e dhunshëm”, ka thënë Clinton.
Clinton, senatori Bernie Sanders dhe ish-guvernatori i Merilandit, Martin O’Malley, kanë bërë thirrje për përgjigje më të fuqishme kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik.
Sanders dhe O’Malley kanë kritikuar Clintonin për mbështetjen e saj fillestare për pushtimin e Irakut nga SHBA-ja.
Clinton është favorite për nominimin nga Demokratët.