Bujar Thaçi, drejtor i Administratës në Institutin e Kosovës për Administratë Publike, ka emëruar motrën e gruas si zyrtare ndërlidhëse në Institutin që ai drejton. Agjencia Kundër Korrupsionit ka nxjerr një vendim ku konstaton si konflikt të pastër interesi, raporton INFOKUSI.com
Në vendimin e AKK-së, thuhet se pas pranimit të informacionit për dyshimin e gjendjes së konfliktit të interesit, sipas të cilit Bujar Thaçi gjatë periudhës së ushtrimit të funksionit publik, drejtor i Administratës në Institutin e Kosovës për Administratë Publike ka emëruar Ariana Birinxhikun me të cilën ka lidhje familjare (motër të gruas), në pozitën e zyrtares ndërlidhëse raporton INFOKUSI.com
“Zyrtari lartë gjatë takimit ka thënë se nuk e ka deklaruar konfliktin e interesit dhe nuk e ka ditur nëse një situatë e tillë mund të jetë konflikt interesi. Mirëpo Thaçi ka thënë se kriteret e emërimit i ka plotësuar vetëm kandidatja në fjalë”, thuhet në vendim raporton INFOKUSI.COM.