Ish-komandanti i NATO-s, admirali James Stavridis, lajmeve për ngjarjet e Parisit iu ka përgjigjur me thirrje për NATO-n që t’i bashkohet luftës kundër Shtetit Islamik. “Mendoj se do t’i shohim ‘çizmet’ e NATO-s atje së shpejti”, ka thënë ai për BBC, transmeton KosovaPress.
Më herët, zëvendësministri i jashtëm rus, Sergey Ryabkov, ka thënë se shpreson se NATO-ja do t’i ndryshojë prioritetet pas këtyre sulmeve.
Ndërkaq, sipas Zëvendëskëshilltarit për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Ben Rhodes, Franca në koordinim me SHBA-në, do t’i intensifikojnë sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik.