Lajmet e fundit

Xabi Alonso drejt rikthimit te Liverpooli?

Liverpooli është i interesuar të rikthej mesfushorin e Bayern Munichut, Xabi Alonso në Anfield.

Ylli spanjoll u largua nga Anfield gjashtë-vjet më parë drejt Real Madridit, por ai gjithmonë ka pranuar se ende ndjen dashuri dhe do të dëshironte që një ditë të kthehej te Reds.

Sipas Tuttomercatoweb, bavarezet nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë atij një kontratë të re dhe kjo ka tërhequr Jurgen Klopp të sjellë lojtarin në Merseyside.

Alonso do të jetë një lojtar i lirë gjatë verës së ardhshme dhe duke parë interesin e shumë klubeve tjera, tekniku gjerman i ka kërkuar drejtuesve të tij që të fillojnë punën sa më shpejt dhe të sigurojnë shërbimet e tij.

33-vjeçari gjithashtu ka oferta të majme nga MLS dhe Katari. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.