Juventusi do të përpiqet ta transferojë Ilkay Gundoganin në afatin e janarit.
Mesfushori i Borussia Dortmundit ka kontratë deri në vitin 2017, ndërsa nuk e ka në plan ta vazhdojë atë.
Liverpooli, Barcelona dhe Manchester Unitedi janë klubet tjera të interesuara për 25-vjeçarin, por Bianconerët duken seriozë.
Zonja e Vjetër nuk e praktikon transferimin e lojtarëve të rëndësishëm në mes të sezonit, mirëpo mënyra si e ka filluar sezonin në Serie A, e detyron klubin të investojë në janar.
Gjermani me origjinë turke kushton 25 milionë euro dhe nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve këtë sezon nëse shkon te Juve.