Lajmet e fundit

Probleme në Lëvizjen për Bashkim: Valon Murati,lodër e Klinakëve!

Kuvendi i VIII-të i Lëvizjes për Bashkim, ku kryetar i ri u emërua Valon Murati (që është ministër i Diasporës), u përcoll me një tension të lartë mes delegatëve të këtij subjekti.
Kosovanews.info , mëson se konfliktet më të mëdha mes dy krahëve të partisë, që janë pro dhe kundër mbetjes së këtij subjekti në Qeveri.

Reagimet më të mëdha, të krahut kundër pjesëmarrjes në Qeveri, kishin të bënin me heshtjen e LB-së për t’u deklaruar kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe nepotizmit në parti.

Krahu i luftës i këtij subjekti, ai që cilësohet më idealisti, shprehet edhe kundër nepotizmit të imponuar nga ish-kryetari Avni Klinaku që familjarët e tij me shumicë të futen në Kryesi të re që të dominojnë tutje me parti. Mu për këtë, në këtë Kuvend nuk kanë ardhur 130 prej 280 delegatëve.

“Valon Murati është kryetar kukull nën udhëheqje të Klinakëve”, thotë burimi i Kosovanews.info

Pakënaqësia më e madhe ndaj këtij nepotizmi dhe, siç e quan ky krah servilizëm ndaj rrjedhave negative të Kosovës, e kanë shprehur sidomos delegatët e Degës së LB-së në Prishtinë.

Shumë shpejtë pritet që LB ta përjetojnë një goditje të re nga kjo shtresë e madhe e të pakënaqurve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.