Mitrovica jugore dhe ajo veriore ende nuk i kanë përcaktuar kufijtë administrativ. Asnjëri nga përfaqësuesit e institucioneve nuk ka pranuar të përcaktojnë një datë se kur do të nënshkruhet marrëveshja për përcaktimin e kufirit administrativ.
Përcaktimi i pikave administrative ka ngjallur reagime. Përfaqësues nga pala kosovare shprehen se kufiri administrativ mes dy komunave është i përcaktuar me Ligjin për vijat administrative të komunave si dhe Planin e Ahtisarit. Por banorë dhe udhëheqës nga veriu nuk e pranojnë këtë plan.
Por se kur do të nënshkruhet ky memorandum nuk jep përgjigje askush. Edita Tahiri, ministre për Dialog e kontaktuar nga Tribuna Channel ka thënë se kjo çështje është në proces, pa dhënë më shumë detaje se kur të dyja palët do të mund të merren vesh.
Zv/ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka bërë të ditur se nuk do të ketë devijim në kufirit administrativ të Mitrovicës. Por as ai nuk e di se kur do të nënshkruhet memorandumi. Gecaj shprehet i bindur se nënshkrimi do të ndodh kur do që të jenë gati dy kryetarët e komunave.