Lajmet e fundit

Kompania serbe e energjetikës EPS vitin tjetër vjen në Kosovë (VIDEO)

Mbishkrimet në dyert e kësaj kompanie paralele serbe në veri të Mitrovicës pritet të ndërrohen së shpejti.

Serbët e veriut shpresojnë se gjatë këtij viti do t’i themelojnë dy kompani për tregtimin dhe distribuimin e energjisë elektrike.

Këto kompani serbe në Kosovë do të funksionojnë sipas të njëjtave standarde sikur vepron elektro-ekonomia në Serbi,njofton Klan Kosova.

Të paktën kështu thotë drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Aleksandar Obradoviq.

Përqindja e inkasimit për shpenzimin e energjisë elektrike në komunat veriore të Kosovës është dikur rreth 15 për qind. Kryesisht rrymën e paguajnë institucionet e Kosovës, ato paralele të Serbisë dhe rrallë ndonjë qytetar

Leave a Reply

Your email address will not be published.