Nga një takim i kryebashkiakut Erion Veliaj në njësinë 5 sot në Tiranë, ku ai ka bashkëbiseduar me banorët e zonës lidhur me buxhetin e bashkisë, binte në sy një foto që në fakt duhej të jetë e pazakontë.
Por të gjithë e dimë se një realitet i tillë është i rrënjosur mirë në mentalitetin dhe traditat shqiptare.
Agallarët burra qëndrojnë ulur, kurse zonjën e kanë lënë të ulet në shkallë.
Në rast te tilla të vijnë ndër mend vargjet e Çajupit: “Burra nën hije luajnë, kuvendojnë, pika që s’iu bie se nga gratë rrojnë”./Mapo