Tashmë rezulatet zyrtare të votimit, të përsëritura të dielen në disa qytete të Kroacisë kanë konfirmuar fitoren e Ermina Leka- Perlaskaj, raporton kosovanews.info
Shqiptarët në Kroaci tashmë janë bërë pjesë aktive në jetën shoqërore dhe politike në vend, ngase tashmë për herë të parë kanë zgjedhur përfaqësuesen e tyre politike, e cila do t’i adresojë kërkesat e tyre në institucionet e vendit.
Tashmë rezulatet zyrtare të votimit, të përsëritura të dielen në disa qytete të Kroacisë kanë konfirmuar fitoren e Ermina Leka- Perlaska, raporton albinfo.ch.
Perlaskaj, e cila është me origjinë nga Zymi i Hasit të Kosovës ka fituar me në një diferencë prej disa votash më shumë sesa kandidati tjetër shqiptar në listën e kandidatëve të pakicave.
Lajmin e ka konfirmuar për albinfo.ch edhe Sejfedin Prekazi, anëtar i Shtabit Zhjerdhor të kandidates shqiptare, Ermina Leka-Perlaskaj.
Edhe katër vjet më parë ajo ishte shumë afër fitores, por nuk arriti të fitojë ulësen e deputetes për një numër të vogël të votave.
Ermina vjen nga Kosova, ndërsa është shkolluar në Rijekë. Është juriste e diplomuar, si dhe ka të dhënë provimin e jurisprudencës. Aktualisht është duke vijuar studimet pasuniversitare në Menaxhim të Marketingut.
Albinfo.ch do të sjell të hënën një intervistë ekskluzive me deputeten e sapo zgjedhur shqiptare në Parlamentin e Kroacisë.
Rezultatet zyrtare: rezultatet zrytare