Lajmet e fundit

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, përgatit seancën plenare të radhës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban sot mbledhjen e saj, në rend dite të së cilës, mes tjerash, është edhe përgatitja për seancën plenare të radhës.

Puna e Kuvendit ka kohë që është bllokuar nga tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës , seanca do të fillojë nga ora 11:00.

Nga ueb-faqja e Kuvendit mësohet se, paraprakisht, në orën 10:00, mbledhje do të mbajë Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport.

Ja rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme

2. Përgatitjet për seancën plenare:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Duka tës së Madhe të Luksemburgut,

5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim: “KSV/018: Mbështetje Institucionale dhe Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë në Rajonin e Mitrovicës”,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr. 04/L-194,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-237,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë fetare në Kosovë,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mjekësinë Ligjore,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për patentë shofer,

16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës,

17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik,

18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për letërnjoftimin,

19. Zgjedhja e një anëtar i joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

20. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

21. Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,

22. Emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,

23. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Jashtme për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Konsullor, të misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës,

24. Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2014,

25. Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015,

26.Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për personat e verbër,

27. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014,

28. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Integrimeve Evropiane për vitin 2014,

29. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit të performansës për mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave zyrtare, si dhe raportit të auditimit të pasqyrave financiare për Ministrinë e Administratës Publike, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës për vitin 2014,

30. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me pozitën aktuale të prodhuesve dhe përpunuesve në industrinë e qumështit,

31. Kërkesa e kryetarit të Komunës së Prishtinës për dhënien e pëlqimit për rinovimin e sheshit

“Adem Jashari” në Prishtinë,

32. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anë tarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës,

33. Propozimi i G/P të Listës Serbe për zëvendësimin e nënkryetarit të dytë në Komisionin për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

Leave a Reply

Your email address will not be published.