Shqipëria pritet të paraqitet me disa ndryshime në formacion, për sfidën ndaj Gjeorgjisë.
Në portën e kuqezinjve edhe për miqësoren ndaj skuadrës nga kaukazi, pritet të jetë Etrit Berisha.
Në mungesë të Mavrajt dhe shqetësimeve për lëndimin e lehtë të Canës, De Biasi në qendër të mbrojtjes do t’i vendosë Ajetin dhe Veselin, ndërsa në krah do të luajnë Agolli e Lila.
Përkrah Xhakës në mesfushë tekniku italian pritet ta vendos Sabien Lilajn, ndërsa anash do të luajnë Roshi e Lenjani.
Sulmi do të përbëhet nga Gashi e Sadiku, duke u kthyer në skemën klasike të Kombëtares 4-4-2, transmeton Sportal.al.