Lajmet e fundit

Petritsch: Kosova e Serbia duhet të kenë qasje evropiane ndaj njëra – tjetrës

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin e Komunave serbe nuk është i mirë, sepse është qenësore që të respektohen detyrimet e marra, ka vlerësuar sot kryetari i Fondacionit Marshal në Austri, Wolfgang Petritsch.

Ai Tanjug-ut i ka thënë se “përparimi i Kosovës varet edhe nga ajo se si ndihen pjesëtarët e bashkësisë serbe”, transmeton Koha.net.

“Kjo është bazë sipas të cilës do të matet se si përparon Kosova”, ka thënë ish – emisari special i BE-së për Kosovën dhe kryesues i BE-së në bisedimet e Rambouillet.

Petritsch ka theksuar se Serbia duhet të insistojë dhe të veprojë në mënyrë konstruktive që Marrëveshja me Prishtinën të zbatohet.

Sipas fjalëve të tij, është e domosdoshme që të dy palët, në frymë evropiane, t’i qasen njëra tjetrës dhe t’i përmbahen asaj për të cilën janë marrë vesh.

Njëkohësisht ai ka porositur edhe BE e ka obligim që si ndërmjetës në dialog të insistojë në përmbushjen e marrëveshjeve.

“Jam i bindur se kjo kështu shikohet në Bruksel dhe se edhe më tej do të kemi sukses”, ka thënë Petritsch.
/telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.