Lajmet e fundit

Nesër mblidhet Kuvendi për miratimin e buxhetit

Nesër nga ora nëntë do të mblidhet Kuvendi i Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës – Miratimi i Buxhetit për vitin 2016.

Vendimin për këtë seancë plenare, merr vesh Koha.net, e mori Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotshme, e cila ende po vazhdon, raporton Koha.net.

Burimet nga mbledhja bëjnë të ditur se për këtë seancë është paraparë vetëm kjo pikë e rendit të ditës.

Opozita e bashkuar – Vetëvendosje, AAK dhe Nisma kanë theksuar gjatë gjithë këtyre ditëve se nuk do të lejojnë mbajtjen e asnjë seance të Kuvendit, deri sa të mos tërhiqen nënshkrimet nga marrëveshjet e kontestuar me Serbinë dhe me Malin e Zi.

Bëhet fjalë për marrëveshjen për Asociacionin e Komunave e me shumicë Serbe dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi.

Opozita ka paralajmëruar manifestim gjithëpopullor kundër marrëveshjeve dhe Qeverisë së Kosovës për datën 28 nëntor./zeriinfo/

Leave a Reply

Your email address will not be published.