Lajmet e fundit

Hoti: Do falen 678 milionë euro borxhe, procesi po shkon mbarë

Ministri i financave, Avdullah Hoti, ka mbajtur takimin më institucionet publike për zbatimin e Ligjit për faljen e borxheve publike, të organizuar nga Ministria e Financave në të cilin u diskutua për fillimin e procesit të borxheve, ecurinë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet.

Ministri Hoti e ka cilësuar mbarëvajtjen e procesit si të suksesshëm.

“Procesi ka shkuar mirë, si nga ana e komunave ashtu edhe nga administrata tatimore. Është krijuar një momentum i ri, ku janë 678 milionë euro borxhe që mund të falen. Në bazë të autorizimeve e kam formuar komisionin për faljen e borxheve,” ka thënë Hoti në këtë takim, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.