Lajmet e fundit

VV: Serbia po i ofrohet BE-së, Kosova po i largohet

Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar sot Raportin e Progresit i cili u publikua disa ditë më parë. Ylli Hoxha, nga kjo lëvizje thotë se në raportin e Progresit e vetmja pikë ku shihet mirë Kosova, apo vlerësohet është në marrëveshjet që i ka bërë në dëm të sovranitetit të saj ndërsa korrupsionin si njërin ndër fenomenet negative përpiqet ta bëjë si një fenomen endemik.

Ai tha se korrupsioni ka një adresë e ajo janë elita që udhëheqin me vendin.

“Kosova vazhdon të trajtohet nga BE si shtet i kontestuar, kjo për shkak të pesë shteteve që se kanë njohur Kosovën dhe derisa Serbia afrohet një hap drejt BE-së, përmes Kosovës, Kosova po largohet”, tha Hoxha në një konferencë për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published.