Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti thotë se nesër, kur pritet të mbahet seanca e Kuvendit për miratimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2016, do ta ndalin me çdo kusht.
Në një intervistë në Rrokum TV ajo tha se do të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të penguar seancën.
“Nesër do t’i përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për ta penguar seancën. Kryesia e Kuvendit sot me një kërkesë të mbi 80 deputetëve vendosi që t’i shtojë masat e sigurisë gjatë seancave duke futur policë në sallë. Nëse eskalon situata, përgjegjësinë e merr pozita. Ata e kanë shumicën por nuk munden që me çdo kusht të ja imponojnë opozitës qëndrimet e tyre. Do të tërhiqen nënshkrimet nga marrëveshjet, ose do të bie Qeveria”, tha ajo.