Avokati kosovar, Arianit Koci në një shënim në Facebook ka shtruar pyetjen nëse Kosova është e rrezikuar nga ISIS. Sipas tij, nuk ka rrezik nga këto sulme. Ai ka shtuar se rrezik jemi vetë ne.
Ky është shënimi i tij i plotë në FB:
A mund të ketë sulme të ISIS-it në Kosovë?
Jemi shoqēri dekandente, e pakulturuar, e paarsimuar, analfabete, e varfër, jotolerante dhe skajshmërisht e ndikuar nga kujtdoqoftë.
Por, sa i përket sulmeve eventuale të ISIS-it te ne, edhe pse shumica e kemi përcaktimin pro-perendimor, nuk besoj që ka ndonjë rrezik.
Përparësia e shteteve të vogla dhe të parëndësishme është kjo: askush nuk merret me to. Madje as ISIS-i.
Prandaj, rreziku më i madhi për Kosovën jemi vet ne.