Lajmet e fundit

ISIS me taktikë të re: Zhvendos betejat jashtë Lindjes së Mesme

Derisa ISIS-i ka nisur të humb një pjesë të madhe të territoreve në Lindjen e Mesme, ka nisur të kryejë sulme spektakolare në vendet e huaja, në mënyrë që të krijojë përshtypjen se po fiton, thonë ekspertët.

Sulmi i së premtes mbrëma në Paris, ku mbetën të vdekur më shumë se 130 persona si pasojë e sulmit terrorist nga ISIS, mund të jetë një taktikë e re që po përdor gurpi terrorist, në mënyrë që të krijojë përshtypjen se po fiton.

Por, ISIS po humb terren të madh në Lindjen e Mesme.

“Nëse një grup terrorist fillon të humb një pjesë të territorit që aktualisht e zotëron, do të mundohet të maksimizojë efektet diku tjetër në mënyrë që humbjet në bazë t’i shihen më pak”, thotë Clint Watts nga Instituti për Hulumtimin e Politikave të Jashtme.

“Në bazat e tij, ISIS po vazhdon të humb beteja të mëdha. Shumë nga luftëtarët e grupit terrorist kanë dezertuar ndërkohë që shumë janë vrarë. Më e pa pranueshmja për grupin terrorist është se ka nisur të humb territor. Në këtë mënyrë, për të dëshmuar se grupi ka ende mbështetjen e ithtarëve të tij në vendet e huaja, përkatësisht në vende të ndryshme të globit, ISIS duhet do të mundohet të tregohen të suksesshëm”, vazhdon ai, shkruan B.Insider, transmeton Express.

Ka edhe ekspertë të tjerë që mbështesin këtë mendim.

Daveed Gartenstetin-Ross, analist i kundër terrorizmit, thotë se “sulmet jashtë Lindjes së Mesme, rrisin prestigjin e lëvizjes xhihadiste”.

Madje ai sheh edhe një lloj rivaliteti mes Al Qaedas dhe ISIS-it, duke thënë kështu se ISIS, po tenton të tregohet më i suksesshëm në operacionet terroriste.

“Kjo u jep energji. Ua krijon perceptimin e fitores në ndërkohë që ata po humbin shumë pjesë të Kalifatit të tyre”, thotë ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.