Lajmet e fundit
Pacolli me plan për Januzajn

Pacolli me plan për Januzajn

Një prej njerëzve më të pasur shqiptarë, Behgjet Pacolli, po angazhohet që ta sjellë në kombëtaren shqiptare, supertalentin e Manchester United, Adnan Januzaj.

Nuk është vetëm FSHF-ja dhe Gianni de Biasi ata që po mendojnë se si ta joshin Adnanin që të zgjedhë kombëtaren shqiptare. Është edhe zëvëndëskryeministri i Kosovës ai që po angazhohet shumë për të sjellë yllin e Manchester United.

Madje Pacolli thotë se ai ka planin në letër të cilin edhe ia ka prezantuar kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Ramës.

“Ditët e fundit kam lexuar shumë nëpër gazeta ndërkombëtare për suksesin e madh të një shqiptari të ri, me të cilin duhet të krenohemi të gjithë ne. E pashë po ashtu edhe intervistën e babait të tij, i cili ka shprehur pakënaqësinë e trajtimit nga FSHF-ja”.

“Vërtet u çudita, sepse është një rast që nuk duhet humbur. Iu drejtova menjëherë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, me anë të një letre rreth planit për marrjen e Adnanit në kombëtare”, ka thënë Pacolli në emisionin Zonë e Lirë.

Në planin e Pacollit që iu dërgua me shkrim Edi Ramës besohet se janë katër pika që shteti shqiptar duhet t’i ndërmarrë për të sjellë Adnanin.

 

1. Federatë mbarëkombëtare futbolli

2. Delegacion mbarëkomëtar tek familjarët e Adnanit në Angli për ta bindur.

3. Shtetësi shqiptare për të afërmit e Januzajt

4. Dhuratë familjes një hapësirë toke në jug për investim

Kryetari i AKR-së ka treguar për pikën e fundit të propozimit të tij se nuk është ofertë materiale, por është operacion për të ngritur imazhin dhe për të nxitur turizmin britanik dhe botëror në Shqipëri.

Pacolli është i gatshëm që ta bëjë të realizueshëm këtë operacion përmes fondacionit të tij, i cili për synim e ka shndërrimin e Januzajt në ikonë të kombit.

Vet FSHF-ja nuk e ka nisur ende aksionin për të bindur Adnanin dhe përveç Shqipërisë për të interesim të madh ka shprehur edhe Belgjika, vendi ku është rritur Adnani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.