Policia e Kosovës nesër do të bllokoj sheshin e kryeqytetit të Kosovës dhe disa rrugë. Po ashtu në Prishtinë edhe qarkullimi do të jetë i mbyllur, transmeton gazetablic.com
PK, njofton se me rastin e vizitës se mbretit të Jordanisë, ka vendosur që në këtë mënyrë të ofroj siguri.
Bllokimi i sheshit dhe mbyllja e komunikacionit do të jetë e përkohëshme, thuhet në komunikatën e PK-së, të cilën të plotë e gjeni me poshtë:
Vizita zyrtare e mbretit të Jordanisë dhe delegacionit mbretrorë në Republikën e Kosovës
Prishtinë 16.11.2015Ju informojmë se nesër më 17.11.2015, Republikën e Kosovës do ta vizitoj mbreti i Jordanisë i shoqëruar nga një delegacion mbretror.Policia e Kosovës me qëllim të ofrimit të siguris, ka bërë të gjitha vlerësimet e nevojshme policore si dhe ka ndermarr të gjitha masat e nevojshme policore gjatë gjithë kohës sa ky delegacion do të qëndroj në vendin tonë.Referuar kësaj vizite dhe vlerësimeve të bëra në aspektin policor do ndermerren masa të nivelit të lartë të sigurisë.Me qëllim që kjo vizitë të realizohet sipas planifikimeve operacionale policore, do të ketë edhe mbyllje të përkohshme të sheshit dhe të disa rrugëve.Andaj nesër me 17.11.2015, duke filluar nga ora 08:00deri 14:00, sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë do të jetë i mbyllur për qarkullim, si dhe do të ketë nderprerje të përkohshme të disa akseve rrugore përgjat kohës së kalimit të eskortës së mbretit të Jordanisë.Policia e Kosovës lidhur me këto nderpreje të përkohshme, kërkon mirkuptimin e plot të të gjithë qytetarëve, ku me qëllim të shmangies së tollovive, do të ketë zyrtarë policor të mjaftueshëm të cilët do të angazhohen për të ri-orientuar trafikun.Me respekt,Zyra për informim e PK-së