Kryetarja e KQZ, Valdete Daka, në konferencën e parë për media të këtij institucioni, ka konfirmuar se janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Kosovë janë hapur.
“Vetëm një vendvotim në Mitrovicën veriore nuk është hapur për shkaqe teknike”, ka theksuar kryetarja Daka.
Ajo ka sqaruar se në atë vendvotim nuk është shpërndarë materiali zgjedhor.
“Nuk ka raportime për incidente a parregullsi eventuale”, ka thënë Daka. Ndërkaq, sa i përket daljes së qytetarëve, Daka ka thënë se ende është herët të thuhet diçka.