Grupi i qytetarëve protestues, i cili më herët ishte mbledhur në Sheshin “Skënderbeu”, kishte shkuar te hyrja e Kuvendit të Kosovës prej ku është shpërndarë nga Policia e Kosovës.
Ata po qëndronin te Sheshi “Adem Jashari”, pranë hyrjes së Kuvendit të Kosovës, mirëpo nuk janë lejuar ta vazhdonin protestën nga Policia e Kosovës.