Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se është e parëndësishme çka thotë opozita dhe vlerëson se veprimet e saj kanë tejkaluar çdo kufi.
“Tash e tutje toleranca do të jetë zero për ta, do merren veprime ligjore ndaj tyre”, tha Thaçi.
Sipas tij, ata nuk kanë argumente prandaj po përdorin dhunë. Kështu ka dekalruar ai pas seancës që u mbajt në një sallë të improvizuar.
“Nëse mendojnë që do mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme le ta harrojnë atë punë, e kur të mbahen në vitin 2018 le të harrojnë që fitojnë”, tha ai.
Tha se politika nuk është ajo që merret me veprimet që duhet të merren ndaj tyre, por tha se ata duhet të ballafaqohen me drejtësinë, ngase kanë bërë sulme të paramenduar ndaj deputetëve.
Ai u shpreh i bindur se seancat do të vazhdojnë dhe se sipas tij, kush ka përdorur dhunë e ka përjashtuar veten./ Lajmi.net