Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai qëndroi për një kohë në zyrat e Grupit Parlamentar të VV-së, pasi ishte lënduar nga sprej që e hodhi vet gjatë fillimit të seancës së Kuvendit.
Ndihmë i ofroi deputeti Palë Lekaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
KosovaPress ka siguruar videon e momentit kur Kurtit i është dhënë ndihma mjekësore.
Por në këto momente Kurti ka dalë jashtë kuvendit pasi që është ndier më mirë.