Antoine Loiris humbi bashkëshorten në sulmet terroriste të së premtes, në Paris. Gazetari i France Bleu ua shkroi një letër të hapur vrasësve, për t’u thënë se ai dhe djali i tij nuk do të jetojnë nën frikën e terrorit dhe se ai nuk do t’i urrejë edhe pse i morën gjënë më të bukur në jetë – dashurinë.
Titulli i letrës është “Nuk do ta keni urrejtjen time”, ndërsa mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Të premten mbrëma keni vjedhur jetën e një qenie të veçantë, dashurinë e jetës time, nënën e djalit tim, por nuk do ta keni urrejtjen time.
Nuk e di se kush jeni dhe as që dua ta di. Nëse Zoti për të cilin vrisni verbërisht na ka krijuar sipas imazhit të tij çdo plumb në trupin e gruas time do të ishte një plagë në zemrën e tij.
Pra, jo nuk do të ua dhuroj urrejtjen edhe pse këtë e keni kërkuar por t’i përgjigjesh urrejtjes me zemërim do të ishte e njëjta injorancë e asaj që u ka bërë të këtillë siç jeni.
E dëshironi frikën që të më bëj t’i shikoj bashkëvendësit e mi me sy dyshues, që të sakrifikoj lirinë për sigurinë time. E huqur. Madje edhe nëse vazhdoni të luani ende kështu.
E pash këtë mëngjes. Në fund, pas net e ditë pritjeje. Ishte po aq e bukur sa atë të premte në mbrëmje kur doli, po aq e bukur sa në kohën kur çmendurisht rashë në dashuri me të para 12 viteve.
Sigurisht se jam i rraskapitur nga mërzia, po ua pranoj këtë fitore të vogël, por do të jetë jetëshkurtër.
E di që ajo do të na shoqërojë dhe që do të takohemi në parajsën e shpirtrave në të cilin ju kurrë nuk do të hyni.
Ne jemi dy, unë dhe im bir por jemi më të fortë se të gjitha ushtritë e botës.
Madje, nuk kam as kohë të ju kushtoj sepse duhet t’i bashkangjitem Malvilit i cili do të zgjohet tanimë.
Ai ka 17 muaj, do të ushqehet çdo ditë dhe do të lozim çdo ditë dhe tërë jetën ky djalë i vogël do t’ju përbuze duke qenë i lumtur dhe i lirë. Sepse, jo, as urrejtjen e tij nuk do ta keni”.