Hajdar Beqa, deputet nga radhët e PDK-së, është “përplasur” me Enver Hotin, deputet i Nismës për Kosovën, gjatë një debati në emisionin Politikë.
Hoti ka hedhur kritika në drejtim të aprovimit të buxhetit për vitin 2016. Po ashtu ai ka thënë se është dëshpëruese se si një luftëtar i UCK-së pret me orë të tëra për të marrë pensionin deri në alivanosje .
“Buxheti për 2016 është buxhet për mbijetesë, nuk garanton as zhvillim të vendit. Investitorët ikin sepse këtu kanë të bëjnë me njerëz të korruptuar. Është për të ardhur keq se si një ish luftëtarë i UCK-së prët me orë të tëra deri në alivanosje për të marrë një pension që është dëshpërues”, ka thënë Hoti.