Lajmet e fundit
Vritet një i mitur në Jabllanicë

Vritet një i mitur në Jabllanicë

Një 15-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Jabllanicë të Gjakovës. A.R. ka mbetur i vrarë nga shoku i tij, derisa po loznin me një armë zjarri.

Baki Kelani, zëdhenës i Policisë së Kosovës, ka thënë se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia. ”Në bazë të informacioneve dyshohet se ka qenë vrasje nga pakujdesia dhe nuk ndërlidhet me procesin zgjedhor”, ka deklaruar Kelani për Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore dhe të njëjtat po merren me hetimin e vrasjes

Leave a Reply

Your email address will not be published.