Lajmet e fundit

Haxhiu: Deklaratat e Vuçiçit duhet lexuar dhe kuptuar Hashim Thaçi

Pas deklaratave të  kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç, i cili ka thënë se gjatë mandatit të tij vetëm një vend e gjysmë e ka njohur Kosovën,  ka reaguar deputetja nga opozita Teuta Haxhiu përmes Agjencisë së Lajmeve “ Shqip. Press”, duke thënë se  duhet lexuar dhe kuptuar Ministri i Punëve të Jashtme z. Thaçi, deklaratat e kryeministrit serb, ngase kjo vërtet është pikërisht rezultat i punës së Vuçiçit dhe i mos punës, angazhimit të duhur, konform misionit të Ministrisë, së Hashim Thaçit i cili dështimin për tu anëtarësuar Kosova në UNESCO, po tenton që ta arsyetojë, dhe duke e fajwsuar opozitwn.

Sipas saj edhe deklarata e Vuçiçit,  tregon se sa ka përfituar  Republika e Kosovës, dhe po përfiton në dialogun me Serbinë.

“ Është momenti edhe pse i vonuar, por më mirë vonë se kurrë, që të ndërpritet  ky lloj dialogu, dhe të tërhiqen urgjentisht nga marrëveshjet tanimë të elaboruara nga opozita dhe shumë ekspert vendorë e ndërkombëtarë, si  Asociacioni i Komunave Serbe dhe demarkacioni me Serbinë, në mënyrë që ti kthehemi  shumë punëve dhe angazhimeve në vend e që janë jetike për mirëqenien e qytetarëve të vendit tone “ ka thënë deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës znj.Teuta Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.