Më herët është anuluar ndeshja në mes të Gjermanisë dhe Holandës, për shkak të një kërcënimi për bombë në stadiumin e Hanoverit.
Por, pasi u bënë kontrollet e detajuara, është vërtetuar se nuk kishte eksploziv brenda stadiumit.
Kjo pritej të ishte një ndeshje e bukur, pasi të dy përfaqësueset luajnë futboll të bukur.
Në këtë takim ishte menduar një koreografi e bukur në shenjë respekti të popullit francez, por fatkeqësisht nuk mund të finalizohej për shkak të alarmit.